IPK trajton ankesat për kualitetin e shërbimit që duhet të ofrojë Policia e Kosovës si dhe ankesat lidhur me lidhur me sjelljet individuale të zyrtarëve policor.
Pas pranimit të ankesës nga ana e hetuesit i ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plot me prokurorin e shtetit në varësi të çështjes dhe kompleksitetit të rastit zgjatë edhe periudha e hetimit të ankesës/rastit. Afatet e trajtimit të rasteve penale janë të rregulluara me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës i cili është i aplikueshëm edhe për hetuesit e IPK-së gjatë trajtimit të rasteve.
Objekti i IPK-së ndodhet në Hajvali në rrugën “ Dëshmorët e Gollakut” nr. 402 dhe ndodhet përballë objektit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.
IPK deri tani ka hapur tri zyra rajonale: 1. zyra rajonale në Prizren (e cila gjendet në objektin e Agjencisë së regjistrimit Civil në Prizren afër objektit të Administratës Tatimore në Prizren në rrugën “Kukësi”), 2. zyra rajonale në Gjilan Zyra rajonale e IPK-së e cila gjendet në objektin e Agjencisë së regjistrimit Civil në Gjilan afër Gjykatës themelore 3. zyra rajonale në Mitrovicën e Veriut e cila gjendet në rrugën “Mbreti Petër”.
Një nga funksionet kryesore të IPK-së është edhe inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës, për të siguruar llogaridhënie, efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit. Inspektimi është vlerësim i mënyrës së kryerjes së detyrave në Policinë e Kosovës, duke siguruar arritjen e qëllimeve, në përputhje me legjislacionin dhe standardet e kërkuara. Në fund të çdo inspektimi, inspektorët hartojnë një raport, si një akt administrativ përfundimtar i punës inspektuese, ku pasqyrohen gjetjet e inspektimit, përfundimet dhe rekomandimet. IPK publikon raportet e saj të inspektimit në ueb faqen e saj dhe mund ti gjeni duke klikuar në këtë link: https://ipk.rks-gov.net/Reports/InspectionReports
IPK trajton të gjitha kërkesat për qasje në dokumente publike dhe të njëjtat mund ti adresoni te zyrtari për qasje në dokumente publike z. Arbër Beka ose z. Arben Vrajolli në emailin : inspektoratipolicor@gmail.com ose mund ti konaktoni përmes telefonit 038 200 19802.