Si mund të marr informata shtesë për rolin dhe misionin e IPK-së?

Ju mund të merrni informacione shtesë për rolin dhe misionin e IPK-së duke vizituar ueb faqen zyrtare të IPK-së : https://ipk.rks-gov.net/ duke na përcjellë në rrjete sociale në facebook: https://www.facebook.com/InspektoratiPolicoriKosoves e pse jo edhe të bëni një vizitë në objektin e IPK-së në Hajvali.

Cilat janë kushtet dhe kriteret për të qenë hetues ose inspektor në IPK?

Të drejtë aplikimi për pranim në kuadër të strukturës operative të IPK-së, ka çdo person që plotëson kriteret e përgjithshme të mëposhtme: 1. Është shtetas i Republikës së Kosovës; 2. Ka zotësi të plotë juridike për të vepruar; 3. Përmbushë kërkesat për nivelin arsimor sipas vendit të punës; 4. Është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; 5. Jep informacionin e kërkuar për punën e mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në IPK; 6. Nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje (nëse personi është dënuar për një vepër penale të kryer nga pa kujdesia, vlerësohen pasojat dhe rrethanat e kryerjes). 7. Nuk ka të drejtë të aplikojë kandidati ndaj të cilit është marrë më parë masa disiplinore e përjashtimit ose largimit nga IPK-ja, institucionet tjera me natyrë të ngjajshme ose nga Shërbimi Civil.

Ku mund të adresoj ankesën nëse kam vërejtje në sjelljet e zyrtarit të IPK-së?

Ju mund të adresoni ankesën tuaj përmes telefonit pa pagesë në Linjën e Kaltër 080003333, në email adresën info.ipk@rks-gov.net ose mund të vini ta adresoni përsonalisht në objektin e IPK-së në Hajvali.

;