Prishtinë-Hajvali 05 qershor 2025
Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj priti sot në takim Ambasadorin Britanik z. Jonathan Hargreaves, të cilin e njoftoi me aktivitetet, të arriturat dhe sfidat në punën e IPK-së.
Ambasadori Hargreaves, falënderoi Kryeshefin Hodaj për pritjen dhe shprehi vlerësime për punën e përditshme të IPK-së në fuqizimin e integritetit policor dhe në trajtimin e ankesave të qytetarëve për punën e Policisë.
Palët mirëpritën mundësinë për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së.