Prishtinë, 4 qershor 2025
Në kuadër të angazhimit për fuqizimin e kapaciteteve të brendshme, zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë marrë pjesë në dy sesione të një punëtorie të organizuar në objektin e IPK-së në Hajvali.
Gjatë sesioneve të punëtorisë janë trajtuar tema lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, sinjalizuesit dhe trajtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike.
Këto punëtori kanë për qëllim të fuqizojnë njohuritë dhe kapacitetet e punonjësve, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe respektimin e standardeve ligjore dhe etike.