Fuqizohet bashkëpunimi në mes IPK-së dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Takimi IPK - AIP

Prishtinë/Hajvali, 09 shkurt 2023

 

Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim  Komisioneren  e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), znj. Krenare Sogojeva Dërmaku.

 

Në këtë takim që u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali u diskutua për  bashkëpunimin e deritashëm si dhe planifikimeve të bashkëpunimit dhe aktiviteteve për vitin 2023.

 

Gjatë takimi u diskutua edhe për sfidat për zbatimin e ligjshmërisë gjatë procesit të përpunimit të të dhënave personale si dhe sigurisë së të dhënave personale dhe privatësisë.

 

Kryeshefi i IPK-së shprehu mirënjohjen e tij  për bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe fuqizimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

;