IPK në bashkëpunim me ICITAP-in organizon konferencën rajonale “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”

Njoftim/ftesë për media

Prishtinë/Prizren, 2 maj 2023,

 

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan duke filluar nga nesër organizon në Prizren konferencën rajonale tre ditore me temën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”.

 

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë zyrtarë të lartë nga institucionet homologe të mbikëqyrjes policore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës etj.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë edhe Ministri i Brendshëm z. Xhelal Sfeçla, Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi.

Konferenca do të mbahet në hotel “Premium Park” në Prizren.

 

Ndër temat që pritet të trajtohen në këtë konferencë janë fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të kontrollit të brendshëm të vendeve të rajonit lidhur me përgjegjshmërinë dhe integritetin e policisë kufitare në vendet e rajonit, sfidat organizatave mbikëqyrëse policore në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në policinë kufitare etj.

 

Ftohen mediat të marrin pjesë në pjesën hyrëse të kësaj konference nesër me fillim nga ora 09:30.

 

Data:   03.05.2023,

Ora :    09:30,

Vendi:   Hotel Premium Park ,Prizren.

;