Zyrtarët e IPK-së mbajnë prezantim për rolin e Inspektoratit Policor para kadetëve të Gjeneratës së 59 të Policisë

Komunikatë për media

Prishtinë – Vushtrri, 22 mars 2024

 

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur për më shumë se një javë prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 59 të PK-së e cila është duke vijuar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

 

Ligjërata respektivisht prezantimi me temën “Roli dhe misioni ligjor i IPK-së” është mbajtur në secilën klasë të kadetëve (respektivisht në 14 klasë) të cilët janë duke vijuar trajnimin themelor në AKSP.

 

Realizimi i aktivitetit të tillë ka për qëllim që në njërën anë IPK të  jep informacione shtesë lidhur me rolin, misionin dhe për fushë-veprimtarinë e IPK-së.

 

Ligjërata të tilla pritet të kenë ndikim pozitiv edhe në aspektin e preventivës gjenerale dhe fuqizimit të integritetit të zyrtarëve të PK-së. 

 

Përveç prezantimit, ligjëruesit e IPK-së ndanë edhe përvojën e tyre me kadetët e rinj në funksion të fuqizimit të integritetit për profesionin fisnik të zyrtarit policor për zbatimin e ligjit në Kosovë.

 

IPK falënderon Policinë e Kosovës, AKSP-në dhe instruktorët e trajnimit bazik  për bashkëpunimin e treguar dhe përkrahjen e tyre për realizimin e këtij aktiviteti.


;