Komunikatë për media
Prishtinë/Hajvali, 12 gusht 2024Me rastin e pensionimit të punonjësit z.Hasan Mehmeti, IPK sot organizoi ceremoni rasti në shenjë falënderimi për kontributin e tij për shumë vite në këtë institucion.
z. Mehmeti iu bashkua IPK-së nga viti 2006 duke qenë ndër punonjësit e gjeneratës së parë të IPK-së i angazhuar në njësi të ndryshme të IPK-së kurse kohëve të fundit si Udhëheqës i Divizionit për trajtimin e ankesave në Departamentin për Menaxhimin e Ankesave.
Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj në një fjalë rasti falënderoi z. Mehmeti për angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar për afër dy dekada në IPK.
Me këtë rast edhe i dorëzoi Hasanit mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë punës si hetues dhe Udhëheqës Divizioni.
IPK i uron Hasanit shëndet duke e falënderuar për kontributin e dhënë në gjithë këto vite të cilat padyshim se kanë lënë gjurmë dhe kujtime të mira si dhe shembull në dedikimin profesional.