Kryeshefi i IPK-së me ekipin e tij realizoi një vizitë zyrtare në Departamentin e Policisë së qytetit të Nju Jorkut (NYPD), SHBA

Komunikatë për media

New York - SHBA, 1 shtator 2024

Kryeshefi i IPK-së me ekipin e tij realizoi një vizitë zyrtare në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut (NYPD), SHBA. Të shoqëruar nga stafi i DOJ-ICITAP në Kosovë dhe Drejtori i Hetimeve të Brendshme nga Policia e Kosovës, ata u takuan me Komisionerin e Policisë së Nju Jorkut Edward A. Caban dhe zhvilluan takime në Departamentin e Hetimeve të Brendshme, ku u pritën nga koloneli Miguel Iglesias dhe stafi i tij.


Temë e diskutimit ishte shkëmbimi i njohurive dhe praktikave në fushën e hetimeve dhe mbikëqyrjes policore, me theks të veçantë në procedurën e zhvillimit të testimit të integritetit dhe hetimeve me masa të fshehta.


Delegacioni vizitoi edhe Akademinë Policore të NYPD-së, ku mori pjesë në një ceremoni që po mbahej pas përfundimit të trajnimit për avancim në karrierë për gradat e ndryshme. Gjatë vizitës në NYPD, delegacioni u takua edhe me drejtuesit e Shoqërisë Ilire - NYPD, organizatës së Oficerëve të Policisë me origjinë shqiptare në qytetin e Nju Jorkut.


Kjo vizitë u realizua me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe DOJ-ICITAP
;