Komunikatë për media
Prishtinë/Hajvali, 15 nëntor 2024Nga 257 mostra të 12 stacioneve, që përfaqësojnë rreth ⅒ e rasteve të raportuara të dhunës në familje në nivel vendi, ka rezultuar se nga pranimi i thirrjeve, njësitë e para në vendin e ngjarjes kanë arritur mesatarisht për 18.1 minuta, kohë kjo më e shpejtë krahasuar me matjet e herës së kaluar kur IPK ka kryer inspektim në disa stacione. Mostrat, nga të cilat është matur koha e reagimit janë mostra të thirrjeve kur njësitë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke u përjashtuar mostrat kur raportimet e palëve janë kryer në stacione. Stacionet në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Viti kanë arritur kohën më të shpejtë në reagim në thirrje, derisa stacionet me kohën më të ngadaltë (shtyrë) të reagimit janë Novo Bërda dhe Dragashi.
Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim): RAPORTI