IPK përfundoi punëtorinë tre ditore për hartimin e Planit Zhvillimor Strategjik

Komunikatë për media

Zyrtarë të lartë të IPK-së sot kanë përfunduar punëtorinë tre ditore për hartimin e “ Planit Zhvillimor  Strategjik 2025-2027”.

Kjo punëtori u mbajt në Pejë përderisa u përkrah nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Ndër objektivat strategjike që Inspektorati Policor ishte i fokusuar në këtë dokument strategjik ndër të tjera ishte fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës që të sigurohet një polici e përgjegjshme, demokratike dhe transparente si dhe ushtrimi proaktiv i kompetencave ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës për të ngritur nivelin e integritetit në Policinë e Kosovës.

Në kuadër të planifikimeve për tri vitet e ardhshme IPK pritet të angazhohet edhe drejt fuqizimit dhe promovimit të partneritetit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

IPK falënderon Misionin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë për organizimin e punëtorisë tre ditore për hartimin e këtij dokumenti strategjik.

;