Komunikatë për media
Prishtinë, 13 Dhjetor 2024
Zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë përfunduar me sukses një trajnim njëjavor për vlerësimin e rreziqeve të përputhshmërisë.
Trajnimi, i organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, u ndoq nga 15 zyrtarë të IPK-së dhe synon përmirësimin e aftësive në mbikëqyrjen policore, me theks në vlerësimin e rreziqeve të përputhshmërisë.
Kursi ishte projektuar me një qasje praktike, duke u mundësuar pjesëmarrësve të angazhohen në raste studimore dhe skenarë praktikë duke zbatuar njohuritë e tyre në situata konkrete.
Në këtë trajnim u përfshi edhe ekspertiza e një konsulenti ndërkombëtar me përvojë të gjerë në këtë fushë duke sjellë praktikat më të mira për pjesëmarrësit.
Inspektorati Policor i Kosovës shpreh mirënjohje ndaj Misionit të OSBE-së për mbështetjen e tyre në organizimin e këtij trajnimi, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të IPK-së.