UD e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë znj. Cornelia Taylor vizitoj IPK-në

Komunikatë për media

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj, zhvilloj sot një takim në zyrat e IPK-së me Ushtruesen e Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë znj. Cornelia Taylor dhe bashkëpunëtor të saj.

Temë e diskutimit ishin aktivitet për të mbështetur IPK-në në ngritjen e kapaciteteve profesionale, përmes trajnimeve dhe aktiviteteve që mbështesin planet zhvillimore dhe strategjike të IPK-së. 

Kryeshefi Hodaj e falënderoj znj. Taylor për përkrahjen  e vazhdueshme që Misioni i OSBE-së ka dhënë për zhvillimin e IPK-së, ndërsa znj. Taylor shprehu gatishmërinë për të vazhduar e fuqizuar bashkëpunimin mes OSBE-së dhe IPK-së. 

Bashkëbiseduesit u dakorduan për realizimin e shumë  aktiviteteve që kontribuojnë në forcimin e integritetit dhe llogaridhënien në radhët e Policisë, me synimin e përbashkët për të ofruar siguri dhe adresim të shqetësimeve të  gjithë qytetarëve pa dallim. 

;