IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Lousville Kentacky , SHBA
Louisville Kentacky , SHBA, 25 gusht 2025
Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj , zv. Drejtori i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti dhe zyrtarë të lartë të dy institucioneve po marrin pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Louisville, Kentacky të SHBA-ve.
Delegacioni i Kosovës u mirëprit nga Kryetari i bordit Kapiten Chris Ray, anëtarët e Bordit dhe zyrtarë tjerë të delegacioneve të Agjencive Mbikëqyrëse Policore në SHBA.
Gjatë punimeve të konferencës po diskutohet për fuqizimin e integritetit të zyrtarëve policorë, aspekteve profesionale të përdorimit të forcës, ndikimin e përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në aktivitet zyrtare dhe risitë dhe përmirësimet në aspektin ligjor të hetimeve administrative nga hetimet e brendshme.
NIAIA është organizatë në kuadër të së cilës bëjnë pjesë mekanizmat mbikëqyrëse Agjencive Policore në SHBA. Kësaj radhe mbi 400 zyrtarë amerikan të Agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe zyrtarë ndërkombëtar po ndjekin punimet e Konferencës. Kosova nga viti 2021 është anëtare e barabartë e kësaj organizate si shtet i parë Evropian krahas Agjencive të zbatimit të ligjit në SHBA.

Komunikatë për media
25.08.2025