Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj priti sot në takim, në zyrat e IPK-së , Z. Bertram Welsing, drejtor për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së Kosovë.
Kryeshefi Hodaj e uroj për pozitën Drejtorin e emëruar rishtas dhe e njoftoj për zhvillimet dhe sfidat në IPK, gjithashtu e falenderoj për bashkëpunim dhe kontributin ndër vite për zhvillimin profesional të IPK-së.
Z. Welsing vlerësoi rolin e IPK-së në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Misionit për vazhdimin e bashkepunimit dhe përkrahjes për IPK-në.
Palët u dakorduan për diskutime dhe planifikim strategiik për të ndërtuar analizën e nevojave dhe kërkesave për mbështje në harmoni me sfidat aktuale të Institucionit dhe zhvillimeve të gjithëmbarshme teknogjike dhe të sigurisë.

Drejtori për Siguri Publike në OSBE viziton IPK-në
03.09.2025