Publication Image

Inspektorati Policor i Kosoves ju bashkua nismës së Fondacionit Jahjaga

26.01.2026

Sot, Inspektorati Policor i Kosoves ju bashkua nismës së Fondacionit Jahjaga në lansimin e Rrjetit të Grave në Sektorin e Sigurisë në Kosovë.
Ky projekt i mbështetur nga Mbretëria e Holandës u formalizua nëpërmjet nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit mes Fondacionit Jahjaga të përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Bexheti me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Në emër të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv Kushtrim Hodaj nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit, duke e vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishëm këtë projekt, i cili do të ndikojë në fuqizimin e rolit të gruas në fushën e sigurisë.
IPK shpreh mirënjohje për angazhimet e Fondacionit Jahjaga në Agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, në përputhje me Rezolutën 1325 të OKB-së, dhe falenderim për mbështetjen e çmuar të Mbretërisë së Holandës, përmes Fondit MATRA dhe Human Rights Fund.