Publication Image

Komunikatë për media

11.09.2025

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj priti sot në takim z. Joshua Peterson, oficer i sigurisë rajonale në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.
Gjatë takimit të përbashkët z.Hodaj diskutoi për fuqizimin e bashkëpunimit dhe vazhdimit të përkrahjes në drejtim të fuqizimit të profesionalizmit të IPK-së.
Z. Hodaj deklaroi se ky bashkëpunim dhe përkrahja që IPK ka pranuar ndër vite nga partnerët ndërkombëtar e në veçanti nga SHBA-ja ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e mbikëqyrjes policore dhe fuqizimin e integritetit policor.
Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi z. Peterson për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës.