Kryeshefi Ekzekutiv dhe menaxhmenti i lartë i IPK-së kanë marrë pjesë në punëtorinë tre ditore për rishikimin e “ Planit Zhvillimor Strategjik 2025-2027” dhe hartimin e Planit Vjetor të punës.
Kjo punëtori u organizua më përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, si një nga organizatat partnere që ka përkrahur në vazhdimësi IPK-në.
Ndër objektivat strategjike, në të cilat Inspektorati Policor është fokusuar në këtë dokument strategjik, ndër të tjera është fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës. Përmes këtij objektivi synohet që të sigurohet një polici e përgjegjshme, demokratike dhe transparente si dhe ushtrimi proaktiv i kompetencave ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës për të ngritur nivelin e integritetit në Policinë e Kosovës. Gjithashtu rritja e transparencës dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal është një nga synimet e këtij dokumenti.
Në kuadër të planit vjetor të punës IPK ka paraparë aktivitete konkrete që pritet të realizohen në vitin në vijim, aktivitete të cilat janë në harmoni edhe me dokumentet strategjike shtetërore.
IPK falënderon Misionin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë për organizimin e punëtorisë tre ditore për hartimin e këtyre dokumenteve të rëndësishme për IPK-në.
IPK përfundoi punëtorinë tre ditore për rishikimin e Planit Zhvillimor Strategjik dhe hartimin e Planit Vjetor të punës për vitin 2026
05.12.2025