IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Me datën 16.04.2026, IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore-Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj.
Ky zyrtar dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me dyshimin për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Komunikatë për media
16.04.2026