Publication Image

Komunikatë për media

29.04.2026

IPK organizoi ceremoni me rastin e pensionimit të punonjësit z.Zhivorad Jovanoviç
Prishtinë/Hajvali, 29 prill 2026 
Me rastin e pensionimit të punonjësit z.Zhivorad Jovanovic, IPK sot organizoi ceremoni rasti në shenjë falënderimi për kontributin e tij për shumë vite në këtë institucion.
z. Jovanoviç iu bashkua IPK-së nga viti 2012 duke qenë ndër punonjësit e IPK-së i angazhuar në njësi të ndryshme të IPK-së kurse kohëve të fundit si hetues në Departamentin e Hetimeve.
Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj në një fjalë rasti falënderoi z. Jovanoviç për angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar për shumë vite në IPK.
Me këtë rast edhe i dorëzoi Zhivoradit një  mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë punës si hetues.
IPK i uron Zhivoradit shëndet duke e falënderuar për kontributin e dhënë në gjithë këto vite të angazhimit të tij.