Publication Image

Komunikatë për media

12.08.2026


Prishtinë/Hajvali, 12 gusht 2026
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare  bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të datës 11 gusht 2026 lidhur me pretendimet nga qytetari me inicialet N. R ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.
IPK ka filluar këtë hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me këtë rast respektivisht veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.
Duke mos paragjykuar  rezultatin e hetimit, qëllimi i kësaj faze është mbledhja dhe vlerësimi i të gjitha informacioneve dhe provave të disponueshme në përputhje me mandatin ligjor të Inspektoratit.
Inspektorati Policor i Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale brenda kompetencave, përfshirë bashkëpunimin me institucionet përkatëse, sigurimin e dokumentacionit dhe informacioneve zyrtare, intervistimin e personave që mund të kenë njohuri për incidentin etj.
Çdo ankesë apo informacion me lidhur me pretendimet që kanë të bëjnë me sjelljen e zyrtarëve policorë trajtohet nga IPK me seriozitetin më të lartë.