Publication Image

Faleminderit Shkëlzen Berila

28.08.2026

Prishtinë/Hajvali, 28 Gusht, 2026 
Me rastin e pensionimit të parakohshëm të Udhëheqësit të Njësisë së Auditimit, IPK e përcjellë  me nderime dhe mirënjohje z. Shkëlzen Berila.
Z. Berila ka qenë pjesë e MPB-së që nga viti 2006, ndërkaq ju bashkua radhëve të IPK-së nga viti 2011.  Gjatë 15 viteve z.Berila ka qenë pjesë e rëndësishme e institucionit, duke kontribuar në avancimin e profesionalizmit dhe rritjes së llogaridhënies brenda institucionit. Raportet e Auditimit kanë shërbyer gjithmonë si udhë-rrëfim për përmirësim të vazhdueshëm në proceset e punës.
Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj në një takim lamtumirës  e falënderoi z. Berila  për angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar për shumë vite në IPK, duke i dëshiruar shëndet të plotë në vitet në vijim.