Publication Image

Komunikatë për media

07.10.2026

Kryeshefi i IPK-së me bashkëpunëtor merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Mbikëqyrja e brendshme policore si mjet kundër korrupsionit që mundëson krimin e organizuar: Qasjet dhe mekanizmat për parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen penale”.
Konferenca po mbahet në Bar të Malit të Zi me organizimin e OSBE-së, ICITAP-it Amerikan dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi.
Kryeshefi Hodaj gjatë punimeve të Konferencës prezantoi modelin e Kosovës si një nga modelet më demokratike të mbikqyrjes policore, si dhe prezantoi rezultatet e arritura të IPK-së në luftën kundër korrrupsionit dhe aktivitetet në drejtim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar me agjencitë homolge.
Në konferenfë po marrin pjesë udhëheqësit e Agjencive Mbikëqyrëse të Policise dhe të Kontrollit të brendshëm, Prokuror special, pëfaqesues të Agjencive të shteteve evropiane si Italia, Austria, Rumania dhe ekspert amerikan.