Publication Image

Komunikatë për media

09.10.2026, 14:44:04

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK),  Kushtrim Hodaj, priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Antero Lopes.
Gjatë takimit që u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, z.Hodaj e informoi z.Lopes për punën, aktivitetet dhe të arriturat e IPK-së, si dhe për përkushtimin e institucionit në forcimin e llogaridhënies dhe profesionalizmit brenda Policisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, shefi i Misionit falënderoi Kryeshefin e IPK-së për pritjen duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që luan Inspektorati Policor në avancimin e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.