Publication Image

Kryeshefi i IPK-së priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

27.01.2026


Sot në ambientet e IPK-së në Hajvali, Kryeshefi i IPK- së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së Gazmend Hoxha dhe menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës.
Në takim u diskuta për bashkëpunim ndërinstitucional dhe çështje me rëndësi që ndërlidhen me performancën me policore, rritjen e efikasitetit dhe fuqizimin e integritetit policor.
Palët u dakorduan për vazhdimin e takimeve dhe finalizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të policimit bazuar në vlerat e një policie profesionale, të përgjegjshme dhe demokratike.