Publication Image

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, organizoi një takim lamtumirës me Atasheun e DOJ-ICITAP, Kimberly Riffe

13.05.2026

Prishtinë / Hajvali, 13 maj 2026 – Në ambientet e Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), Kryeshefi Ekzekutiv, z. Kushtrim Hodaj, i shoqëruar nga stafi i IPK-së, organizoi një takim lamtumirës me znj. Kimberly Riffe, Atashe e DOJ-ICITAP (Departamenti i Drejtësisë, Programi Ndërkombëtar  Ndihmës për Trajnim dhe Hetime Penale ) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Znj. Riffe ka shërbyer në këtë pozicion që nga qershori i vitit 2017. Gjatë takimit, Kryeshefi Ekzekutiv Hodaj shprehu falënderimet më të larta në emër të institucionit për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e palëkundur që znj. Riffe ka ofruar gjatë viteve. Ai theksoi se partneriteti strategjik me programet e Qeverisë së SHBA-së, veçanërisht me DOJ-ICITAP, ka qenë një shtyllë kryesore në ndërtimin e kapaciteteve profesionale, trajnimin e specializuar dhe avancimin e integritetit të IPK si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së policisë.
 Si një shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe miqësinë e ndërtuar, në fund të ceremonisë, z. Hodaj i dorëzoi znj. Riffe një certifikatë të veçantë mirënjohjeje dhe një dhuratë simbolike, duke i uruar sukses të mëtejshëm në të ardhmen e saj.