IPK publikoi raportin e inspektimit për “Pajisjet policore në funksion të aktiviteteve operative - administrative”

IPK publikoi raportin e inspektimit për “Pajisjet policore në funksion të aktiviteteve operative - administrative”

Prishtinë/Hajvali, 15 qershor 2022

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Inspektimeve ka publikuar  raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm në fushën “Pajisjet policore në funksion të aktiviteteve operative - administrative”.

Ky inspektim është iniciuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së për të vlerësuar nivelin e pajimit të stacioneve policore me pajisje. Inspektimi është përqendruar në 41 stacione policore në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike të Departamentit për Operacione të Policisë së Kosovës.

Inicimi i inspektimit është ndikuar nga nevoja që Policia e Kosovës të sigurohet se stacionet policore janë të pajisura mjaftueshëm me pajisje përfshirë automjetet, matësit e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, alkootestet, pajisjet e teknologjisë informative, etj.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për drejtuesit e strukturës policore të angazhuar në shërbimet mbështetëse - logjistike, nivelin mbikëqyrës dhe vendimmarrës.

IPK në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë katër (4) rekomandime për Policinë e Kosovës që kanë të bëjnë me rishikimin e shpërndarjes së automjeteve, shqyrtimin e mundësive për shtimin e kapaciteteve lidhur me disa lloje të pajisjeve, përmirësimin e shërbimeve të printimit - kopjimit nga ana e operatorit ekonomik, mbikëqyrjen e realizimit të shërbimeve të kontraktuara, etj.  

Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe katër (4) rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim):

https://ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/06/Raporti-i-inspektimit-nr.-04-2022-Pajisjet-policore-n%C3%AB-funksion-t%C3%AB-aktiviteteve-operative-administrative.pdf

;