12 zyrtarë të IPK-së përfunduan trajnimin “Fotografimi i fshehtë”

Komunikatë për medie

Prishtinë/Hajvali, 18 nëntor 2022,

 

 

12 zyrtarë të IPK-së përfunduan sot trajnimin pesë ditor “Fotografimi i fshehtë”

 

Ky trajnim i cili u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, u organizua dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian nën udhëheqjen e NI-CO (Northern Ireland Cooperation Overseas), në kuadër të projektit ‘Mbështetje e  Reformës së Policisë së Kosovës’.


Qëllimi i trajnimit ishte fuqizimi i kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të IPK-së në fushën e hetimit dhe vëzhgimit.

 

IPK ka përfituar edhe me trajnime tjera të specializuara nga ky projekt ku zyrtarët e IPK-së kanë pasur mundësinë të përfitojnë njohuri shtesë nga fusha e inteligjencës dhe hetimeve nga përvojat e ekspertëve  nga Irlanda e Veriut.

;