Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Gjeneral të Sigurisë të Republikës Çeke

Komunikatë për media

Pragë - Çeki, 8 Mars 2023,

 

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë po zhvillon një vizitë zyrtare në Pragë të Çekisë, ku zhvilluan takime me Drejtorin  e përgjithshëm të Inspektoratit Gjeneral të Forcave të Sigurisë z. Radim Dragoun dhe zyrtarë të lartë të  këtij institucioni. Pjesë e takimit ishte edhe Ambasadorja e Kosovës në Çeki znj. Albesiana Iberhysaj me angazhimin e së cilës ka filluar bashkëpunimi mes dy institucioneve.

 

Dy krerët e institucioneve vlerësuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe praktikave të mira në fushën e mbikëqyrjes policore dhe në veçanti parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale.

 

Palët u pajtuan për konkretizimin e bashkëpunimit përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit, përmes te cilit parashikohen, përveç shkëmbimit të informacioneve edhe aktivitet të përbashkëta si trajnime, shkëmbim të ekspertëve dhe specialistëve si dhe organizmin e seminareve dhe konferencave të përbashkëta.

 

Drejtori Inspektoratit Gjeneral të Çekisë të mirëpriti ftesën e Kryeshefit të IPK-së për vizituar Kosovën, vizitë në të cilën do të nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve.

 

;