Komunikatë për media

Komunikatë për media

Prishtinë, 13 Mars 2023

 

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson

 

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson me bashkëpunëtorë.

 

Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme dhe përkrahjes së IPK-së nga misioni i OSBE-së, ku përfaqësuesit e OSBE-së shprehen gatishmërinë për të rritur mbështetjen në trajnime profesionale për Inspektoratin Policor të Kosovës.

 

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj falënderoi për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për IPK-në në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

 

;