Komunikatë për media

Komunikatë për media

Prishtinë/Hajvali, 24 mars 2023

 

Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë priti sot në takim  Zëvendës shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) z. Cezary Luba.

 

Në këtë takim që u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali u diskutua për  bashkëpunimin e deritashëm me institucione të BE-së e sidomos me EULEX-in dhe se ky bashkëpunim ka ndikuar që IPK të rrisë kapacitetet e saj profesionale .

 

z. Hodaj falënderoi Misionin e  EULEX-it për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në përgjithësi duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

 

Fotografite e bashkangjitura
;