Hetuesit e IPK-së arrestojnë dy të dyshuar për lëndim të lehtë trupor

Komunikatë për media

Prishtinë, 23 maj 2023,

 

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës përkatësisht Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë kishte ndodhur një incident- rrahje.

IPK është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se ne këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore dhe jashtë detyrës zyrtare).

 

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë së një lokali.

 

Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (zyrtarin e stafit civil dhe një qytetar) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor.

 

 

Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative pjesëtari i policisë (stafit civil) është suspenduar.

 

 

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

;