Komunikatë për media
Prishtinë /Hajvali, 26 Maj 2023
Në objektin e IPK-së në Hajvali për një javë rresht u mbajt “trajnimi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sinjalizuesve” i përkrahur nga misioni i OSBE-së.
Këtë modul trajnimi e vijuan 12 zyrtarë të IPK-së ku morën njohuri shtesë në këtë drejtim.
Ky trajnim ishte hartuar për të rritur kapacitetet e IPK-së në ushtrimin efektiv të rolit të tij mbikëqyrës ndaj policisë me theks të veçantë në mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sinjalizuesve.
Në fund të trajnimit në një ceremoni të organizuar nga IPK-ja u ndanë certifikata për pjesëmarrësit ku Kryeshefi i IPK-së z.Hodaj falënderoi zyrtarët e misionit të OSBE-së për përkrahjen e dhënë drejt ngritjes së kapaciteteve të IPK-së.