IPK nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Inspektoratin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë të Republikës Çeke

Komunikatë për media

Prishtinë/Hajvali, 30 maj 2023

 

Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim në objektin e IPK-së delegacionin nga Republika Çeke në krye më Drejtorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Forcave të Sigurisë të Republikës Çeke z. Radim Dragoun.

 

Në kuadër të këtij takimi  ku pjesëmarrës ishte edhe Zëvendës Ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë z. Juraj Melioris, dy udhëheqësit e institucioneve homologe nga Republika e Kosovës dhe Republika Çeke  nënshkruan Memorandumin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Memorandumi parasheh përveç tjerash angazhimet e agjencive homologe për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit e përvojës në fushën e parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale, në veçanti, korrupsionit dhe veprave të lidhura me korrupsionin, si dhe në fushën e testeve të integritetit.

 

Në kuadër të këtij memorandumi parashihet edhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta trajnuese, shkëmbimin e ekspertëve dhe specialistëve, organizimin e takimeve të punës dhe ngjarjeve të tjera (si konferenca dhe seminare) si dhe shkëmbimin e informacionit dhe njohurive me anë të mjeteve të komunikimit të pranuara reciprokisht.

 

Gjatë takimit, delegacioni Çek mori informacione shtesë nga zyrtarët e IPK-së edhe për rolin dhe misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe angazhimet ndër vite.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fotografite e bashkangjitura
;