Komunikatë për media
Hajvali/Prishtinë, 31 korrik 2023
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht
hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar
policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
IPK kishte pranuar informacione nga Policia e
Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Podujevë ka kryer
veprën penale dhunë në familje.
Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar
edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është
caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave
administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me
Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt
ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.