IPK mori pjesë në një diskutim publik me qytetarë dhe organizatat e shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut

Komunikatë për media

Prishtinë – Mitrovicë e Veriut, 07 mars 2024
 
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë marrë pjesë sot në një diskutim publik me banorë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe atyre të shoqërisë civile  në Mitrovicën e Veriut.

Ky aktivitet u organizua me përkrahjen e OJQ –së ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratik” dhe u mbajt në “Qendrën  për Energji Qytetare” në Mitrovicën e Veriut.

Qëllimi  i këtij diskutimi ishte që banorët e kësaj pjese si dhe OJQ-të dhe shoqëria civile të kenë njohuri shtesë mbi rolin dhe misionin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Gjatë këtij diskutimi publik u prezantua puna e IPK-së, mandati, fushëveprimtaria dhe juridiksioni  me synim që të fuqizohet ndërgjegjësimi për rolin e IPK-së dhe  bashkëpunimi me qytetarë.

Gjatë diskutimit të hapur me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe  rëndësinë e integritetit policor.
 
Ky aktivitet është përcjellë me interesim nga pjesëmarrësit  ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të komunës së Mitrovicës së Veriut, Avokatit të Popullit, EULEX-it, KFOR-it etj.

Si pjesë e këtij diskutimi ,  në kuadër të transparencës së IPK-së u shpalos edhe një raport përmbledhës me statistika dhe të dhëna të tjera lidhur me numrin e ankuesve nga komunat veriore të Republikës së Kosovës, rasteve dhe trajtimin e tyre nga IPK për periudhën pesë vjeçare 2019-2023.

Këtë raport në tri gjuhë (shqip, serbisht dhe anglisht) do ta gjeni si dosje të bashkëngjitur me këtë komunikatë.

;