Komunikatë për media
Prishtinë/Hajvali - Prizren, 19 prill 2024
Inspektorati
Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve sot paradite në zyrën
rajonale të IPK-së në Prizren një ankesë nga një qytetar i cili ankohej
për tejkalim të autorizimeve policore
gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.
Ngjarja është
raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin ndaluar
fillimisht qytetarin/ankuesin për një kundërvajtje në qytetin e Prizrenit.
Pas shqiptimit të
dy tiketave për kundërvajtje qytetari ishte shoqëruar në stacionin policor në
Prizren.
Pas konsultimeve
fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke
ndërmarrë veprime konkrete hetimore duke dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë pranuar
edhe raportet mjekësore lidhur me natyrën e lëndimeve trupore të ankuesit.
Përderisa hetimi
është duke vazhduar ndaj rreshterit policor (rreshter i Njësisë së Reagimit të
Shpejtë në Prizren), IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë
së Kosovës suspendimin e tij me dyshimin për tejkalim të
autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.
Hetuesit e IPK-së
në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe
veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij
incidenti.