Komunikatë për media
Prishtinë – Mitrovicë e Veriut, 26 mars 2024
Inspektorati Policor i Kosovës dhe
Policia e Kosovës respektivisht përfaqësuesit e tyre kanë marrë pjesë sot në
një diskutim publik me banorë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe
atyre të shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut.
Ky aktivitet u organizua me
përkrahjen e OJQ –së ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratik” dhe u mbajt
në Mitrovicën e Veriut.
Qëllimi i këtij diskutimi
ishte që banorët e kësaj pjese si dhe OJQ-të dhe shoqëria civile të kenë
njohuri shtesë mbi rolin, misionin dhe aktivitetet e Inspektoratit Policor të
Kosovës dhe të Policisë së Kosovës në komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Ky aktivitet është përcjellë me
interesim nga pjesëmarrësit ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u
kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së dhe PK-së.