Zyrtarët e IPK-së përkrahen me trajnimin e radhës me përkrahjen e ICITAP-it

Komunikatë për media

26 prill 2024, Hajvali- Prishtinë

 

Dje përfundoi sesioni i trajnimit njëjavor për zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe Policisë së Kosovës (PK) për Menaxhimin dhe Operacionet e Burimeve Konfidenciale të Informatorëve. 

 

Ky trajnim, i mbajtur nga ekspertët e DEA-s (Drug Enforcement Administration) dhe i mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë- Programi Ndërkombëtar i Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Kriminale (DD-ICITAP) shënon një hap vendimtar përpara në përmirësimin e metodave hetimore në rajon. Z. Kushtrim Hodaj, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre të çmuar në avancimin e profesionalizmit brenda IPK-së dhe PK-së.

 

Gjatë ceremonisë së diplomimit, znj. Kimberly Riffe, Atasheja e ICITAP-it në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, krahas zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës dhe IPK-së, theksuan rolin e rëndësishëm të ngritjes së kapaciteteve të IPK-së dhe PK-së në betejën e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prania e tyre nënvizoi përkushtimin ndaj përpjekjeve bashkëpunuese që synojnë të luftojnë në mënyrë efektive këto dukuri negative.

;