Komunikatë për media
Prishtinë/Hajvali, 11 maj 2024Policia e Kosovës ka hapur një konkurs për gradimin e zyrtarëve të Policisë në gradën e rreshterit kurse më 04.05.2024 është mbajtur testi me shkrim për këtë konkurs.
Inspektorati Policor i Kosovës pranuar disa ankesa dhe informacione nga burime të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit të këtij konkursi me pretendime për shkelje të ndryshme.
Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale.
IPK varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore.