Komunikatë për media
Prishtinë/Hajvali, 23 qershor 2024,
IPK është informuar nga Policia e
Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë –
Fushë Kosovë ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë
civile dhe jashtë detyrës zyrtare.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur
rreth orës 23:00 të datës së djeshme ku janë përfshirë katër automjete.
Pas pranimit të kësaj informate, IPK
menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa 5 personat e lënduar në
këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor.
Si pasojë e lëndimeve trupore një
vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet
fatkeqësisht se ka humbur jetën sot.
Bazuar në veprimet hetimore dyshohet
se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në
orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i
trafikut publik”.
Të njëjtit me aktvendim të
prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Veprime të tjera do të ndërmerren në
përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë
kompetente.