Komunikatë për media - Informatë shtesë
Prishtinë/Ferizaj
, 16 Gusht 2024
Lidhur me rastin e
vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar sot në orët e mbrëmjes është
arrestuar edhe një i dyshuar.
Të dyshuarit të
arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48
orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e
rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
(për detajet e
rastit shikoni komunikatën e parë për këtë rast si më poshtë)
Komunikatë për media
Arrestohet një zyrtar policor në
Ferizaj i dyshuar për vrasje
Prishtinë/Ferizaj
, 16 Gusht 2024
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë
njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në
Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor.
Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë
në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe
prokurorin kujdestar.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30
në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një
ceremoni dasme.
Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari
policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka
shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të
pësuara ka ndërruar jetë .
I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së
veprës penale ka shkuar dhe është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt
ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë
rast.
I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim
të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak
të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës
së Kosovës.
Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit do
të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit
të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.