Kushtrim Hodaj, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, priti një delegacion të nderuar nga Ambasada e SHBA-së

Komunikatë për media

Prishtinë/Hajvali, 19 nëntor 2024, 
 

Takimi u zhvillua në ndërtesën e IPK-së dhe përfshinte Drejtoreshën e INL-së Tamara Greig, Zyrtaren e Programit të INL-së Ellen Alegranti dhe Atashenë e ICITAP-it Kimberly Riffe.

Fokusi primar i diskutimit ishin kapacitet e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) në rolin e tij kritik të mbikëqyrjes, inspektimit dhe hetimit të Policisë së Kosovës.

Kryeshefi Hodaj shprehu mirënjohjen e tij për delegacionin për partneritetin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e çmuar në zhvillimin profesional të IPK-së.

Gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e ngritjes së standardeve të zbatimit të ligjit dhe përmirësimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët.

Po ashtu, të pranishmit diskutuan edhe për implementimin e sistemit elektronik të menaxhimit të rasteve për IPK-në. Kjo nismë strategjike parashikohet të përmirësojë ndjeshëm performancën dhe efikasitetin operacional të institucionit.