IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Komunikatë për media

Prishtinë/Gjilan , 11 mars 2025
 
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës  respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.
 
Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat - jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit.
 
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

;