Komunikatë për media

Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor

Prishtinë/Gjilan, 19 prill 2025,
Disa ditë më parë hetuesit e  Inspektorat Policor të Kosovës kanë pranuar një ankesë nga një qytetare nga  Gjilani e cila pretendonte  se një zyrtar policor (i cili ishte i fejuari i saj) ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Pas pranimit të këtyre informacioneve,  bazuar në veprimet hetimore  paraprake të realizuara dhe nga dëshmitë e mbledhura nga hetuesit e IPK-së është siguruar një bazë e dyshimit të arsyeshëm se zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses.
Bazuar në këto rrethana, me dyshimin se  zyrtari policor ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.
Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.
;