IPK pjesë e takimit rajonal për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore

Komunikatë për media

Me organizimin e  CIDS-in (Center for Integrity in the Defense Sector - Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes) dhe Agjencisë për Mbikëqyrje Policore të Shqipërisë u organizua në Tiranë  konferenca rajonale dy ditore më 23 dhe 24 prill me temën “Fuqizimi i bashkëpunimit të shërbimeve të kontrollit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor përmes shkëmbimit të praktikave të mira”.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet homologe të mbikëqyrjes policore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut e që njëherit janë edhe anëtarë të Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore.
Ndër temat e trajtuara gjatë punimeve të konferencës ishin ato që ndërlidhen me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të kontrollit të brendshëm të vendeve të rajonit lidhur me përgjegjshmërinë dhe integritetin e policisë .
Pjesë e diskutimit të konferencës ishin edhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta  që pritet të realizohen këtë vit në kuadër të Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore .
Nga ky takim u shkëmbyen shumë përvoja dhe ide për të avancuar bashkëpunimin dhe fuqizimin e integritetit në fushën e kontrollit policor si dhe diskutime lidhur me përdorimin e teknologjisë në realizimin e misionit ligjor nga agjencitë mbikëqyrëse policore.
;