IPK shënoi sot 19 vjetorin e themelimit


Hajvali/Prishtinë, 3 korrik 2025, 
Inspektorati Policor i Kosovës në një ceremoni të organizuar me shumë aktivitete ka shënuar  sot 19 vjetorin e themelimit.  
Gjatë fjalimit të rastit që u mbajt nga Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj në këtë ceremoni u falënderuar i tërë personeli i IPK-së për angazhimin dhe dedikimin profesional si dhe përshkrua rrugëtimi i IPK-së ndër vite, rezultatet dhe sfidat duke vënë në pah se ky rrugëtim u mundësua edhe falë përkrahjes së institucioneve vendore e ndërkombëtare siç është ICITAP-i amerikan, OSBE-ja etj.
Gjithashtu, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së si dhe gara në futboll .
Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe përkushtimin e treguar ndër vite,  IPK ndau mirënjohje dhe medalje për disa punonjës të saj. 

 IPK u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në lidhje me efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të  gjitha ankesave për sjellje të policëve pa dallim grade apo pozite.


Fotografite e bashkangjitura
;