homeLogo

News Image
18.08.2026
Informata shtesë
Informatë shtesë – IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri
Prishtinë – Hajvali 18 gusht 2026
Inspektorati Policor i Kosovës disa ditë më herët ka filluar sipas detyrës zyrtare një hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me rastin rreth veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.
Hetimet e IPK-së kanë filluar bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të datës 11 gusht 2026 lidhur me pretendimet nga qytetari me inicialet N. R ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.
Në kuadër të këtij hetimi, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, IPK  i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast për veprën penale  “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” .
Departamenti i Hetimeve në IPK  do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë.
Për detaje shtesë gjeni si më poshtë  komunikatën nga IPK lidhur me këtë rast të publikuar më 12.08.2026.
   Komunikatë për media
Inspektorati Policor i Kosovës fillon një  hetim paraprak sipas detyrës zyrtare (ex officio)
Prishtinë/Hajvali, 12 gusht 2026
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare  bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të datës 11 gusht 2026 lidhur me pretendimet nga qytetari me inicialet N. R ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.
IPK ka filluar këtë hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me këtë rast respektivisht veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.
Duke mos paragjykuar  rezultatin e hetimit, qëllimi i kësaj faze është mbledhja dhe vlerësimi i të gjitha informacioneve dhe provave të disponueshme në përputhje me mandatin ligjor të Inspektoratit.
Inspektorati Policor i Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale brenda kompetencave, përfshirë bashkëpunimin me institucionet përkatëse, sigurimin e dokumentacionit dhe informacioneve zyrtare, intervistimin e personave që mund të kenë njohuri për incidentin etj.
Çdo ankesë apo informacion me lidhur me pretendimet që kanë të bëjnë me sjelljen e zyrtarëve policorë trajtohet nga IPK me seriozitetin më të lartë.
Me shume...

Reports

76

Reports

101

Reports

32.89%