Inspektorati Policor i Kosoves

  • Phone: 08000 3333
  • Mail: info.ipk@rks-gov.net
  • Website: ipk.rks-gov.net
  • Address: Rr. Deshmoret e Gollakut p.n - Hajvali/Prishtine
 
.
  • Ballina
  • Rreth nesh
    • Historiku
    • Misioni dhe Vizioni
    • Organogrami
    • Dokumentet strategjike
    • Mundësi punësim
    • Harta e faqes
  • Zyra kryeshefit
    • Kryeshefi ekzekutiv
    • Auditori i Brendshëm
    • Prokurimi
  • Departamentet
    • Departamenti i hetimeve
      • Divizioni i Inteligjencës dhe Analizës 
      • Divizioni i Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
      • Divizioni Qendror i Hetimit të  Krimeve të Përgjithshme
      • Divizioni Jugor i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
      • Divizioni Verior i Hetimit të  Krimeve të Përgjithshme
      • Divizioni Lindor i Hetimit të  Krimeve të Përgjithshme
      • Divizioni Perëndimor Hetimit të  Krimeve të Përgjithshme
      • Divizioni i Mbështetjes Teknike
    • Departamenti i
      inspektimeve
      • Divizioni për Analizë, Planifikim dhe Cilësi
      • Divizioni për Inspektim dhe Raportim
    • Departamenti për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim
      • Divizioni për Bashkëpunim dhe Informim
      • Divizioni për Planifikim dhe Çështje Ligjore
    • Departamenti i Menaxhimit te Ankesave
      • Divizioni për Trajtimin e Ankesave
      • Divizioni i Administrimit të Lëndëve
    • Departamenti i financave
      dhe shërbimeve të përgjithshme
      • Divizioni për buxhet dhe financa
      • Divizioni i burimeve njerëzore
      • Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike
    • Zyrtari Përgjegjës për Sinjalizim
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet administrative
    • Rregulloret
  • Raporte
    • Raporte Inspektimi
    • Raporte Vjetore
    • Raporte Tjera
  • Kontakti

Përmbledhje e aktiviteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës gjatë vitit 2015

Prishtinë, 08/04/2016

Përmbledhje e aktiviteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës gjatë vitit 2015

Misioni i inspektoratit policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Mandati ligjor i IPK-së si agjenci e pavarur është të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e performancës dhe të zbatojë suksesshëm mandatet e saja ligjore. Kjo dëshmohet përmes hetimeve të kryera sipas ligjit dhe inspektimeve të cilat i mundësojnë menaxhmentit të PK-së në vendimmarrje më të mirë për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit.

IPK gjatë vitit 2015 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1237 ankesa dhe informata dhe në krahasim me vitin e kaluar, ku IPK ka trajtuar 1304 ankesa, këtë vit numri i ankesave është në rënie për 67 apo

(  5.1%).

Nga 173 raste me elemente të veprës penale, 108 janë dërguar me kallëzim penal  nga  Departamentet e Hetimeve në prokuroritë kompetente. Ndërkaq me raport të veçantë janë dërguar 53 raste, kurse 12 raste janë në proces të hetimit të bartura për vitin 2016. Në total ishin 220 punonjës të PK-së si subjekt i hetimit nga IPK-ja. Të paraqitur në përqindje kjo i bie që vetëm 2.45% i punonjësve të PK-së ishin nën hetim apo 0.95% më pak se vitin e kaluar.

Inspektorati Policor i Kosovës ka arritur që 93.1% të rasteve me elemente kriminale ti hetoj dhe procedoj tutje në prokurori me kallëzim penal ose me raport të veçantë.

655 raste që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Kosovës.

Gjatë vitit 2015, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime:

– 23 arrestime,

– 39 rekomandime për suspendime dhe  

– 11 rekomandime për transfere.

Këtë vit IPK-ja ka hetuar 62 vepra penale me elemente të korrupsionit dhe veprave tjera kundër detyrës zyrtare ndër të cilat më të shpeshtat kanë qenë: 39 vepra të keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, 11 vepra të marrjes së ryshfetit, 4 vepra falsifikim i

http://www.levitradosageus24.com/buy-levitra-with-prescription/

dokumentit zyrtar, 2 vepra zbulim i fshehtësisë zyrtare, 2 vepra të përvetësimit në detyrë,  2 vepra të mashtrimit 1 vepra të ushtrimit të ndikimit, dhe 1 vepër të dhënies së ryshfetit.

Gjatë vitit 2015 është realizuar faza e parë e projektit “Regjionalizimi dhe Fuqizimi i IPK-së,i cili  synon fuqizimin e bashkëpunimit me qytetarë duke dhënë një mundësi shtesë për denoncimin e ankesave dhe rasteve të ndryshme me elemente të veprave penale në tërë territorin e Kosovës.

Në kuadër të fazës së parë gjatë vitit 2015 me burimet aktuale njerëzore IPK ka hapur tri zyra rajonale:

Më dt. 18.09.2015 është hapur zyra Rajonale e IPK-së në Gjilan.

Më dt. 09.10.2015 është hapur zyra Rajonale e IPK-së në Prizren.

Më dt. 30.12.2015 është hapur zyra Rajonale e IPK-së në Mitrovicën e Veriut.

Një ndër funksionet bazë të Inspektoratit Policor të Kosovës është edhe zhvillimi i inspektimeve ndaj Policisë së Kosovës. Këto inspektime realizohen në mënyrë që përmes tyre  të bëhet identifikimi dhe parandalimi i çfarëdo devijimi nga aktet ligjore dhe procedurat me të cilat funksionon Policia e Kosovës. Për secilin inspektim hartohen raporte në të cilat prezantohen të gjeturat të cilat pasqyrojnë punën dhe efikasitetin e menaxhmentit të Policisë së Kosovës  si dhe ipen rekomandimet lidhur me efikasitetin, efektivitetin dhe pajtueshmërinë e punës policore me ligjet në fuqi.

IPK ka realizuar gjithsej tetë projekte inspektimi; pesë inspektime të rregullta dhe tre të jashtëzakonshme.

Inspektimet e realizuara gjatë vitit 2015 ishin:

1.Vlerësimi i përformancës policore në menaxhimin e turmës gjatë protestave qytetare me      

    27.01.2015;

2.Menaxhimi i flotës së automjeteve dhe logjistikës;

3.Kushtet e punës në Policinë Kufitare Drejtoria Rajonale  Lindja- Kaçanik;

4.Menaxhimi i patrullimeve në trafik dhe sigurisë në rrugë;

5.Inspektimi mbi zbulimin dhe hetimin e krimit si dhe administrimin e rasteve;

6.Vlerësimi i menaxhimit të punës në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj;

7.Inspektimi i procesit të gradimit në Policinë e Kosovës;

8.Vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Policimin në Bashkësi (2012-2016).

Plani i Zotim – Shpenzimeve është menaxhuar duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, Planin e Rrjedhës së Parasë, Planin e Prokurimit për vitin 2015, si dhe aktiviteteve të tjera operacionale.

Në këtë drejtim mund të konstatohet se gjatë vitit fiskal 2015, IPK ka proceduar:

  • 192 kërkesa për zotim të mjeteve buxhetore, në vlerë prej 397,866.36€ si dhe
  • 289 ekzekutime të lëndëve financiare në vlerë prej 268,108.13€ (duke mos llogaritur shpenzimet e krijuara nga Kategoria Ekonomike e Pagave dhe Mëditjeve, ngase mënyra e procedimit të tyre dallon nga Kategoritë e tjera).

IPK vlerëson lart bashkëpunimin me ICITAP-in Amerikan i cili është i rëndësisë së veçantë dhe ka karakter shumë dimensional. Ky bashkëpunim, përveç natyrës këshillëdhënëse dhe mbështetëse, ka ndihmuar IPK-në edhe në ndërtimin e kapaciteteve.

IPK edhe në vitin 2015 ka përfituar nga ICITAP-i trajnime konkrete nga fushat e nevojshme për ngritjen e cilësisë së punës në IPK dhe për të kryer mandatet dhe misionin e IPK-së me një kualitet të lartë.

Zhvillimi i marrëdhënieve me publikun dhe fuqizimi i bashkëpunimit me organizatat vendore dhe ndërkombëtare është i rëndësisë së veçantë për IPK-në. Gjatë këtij viti, IPK-ja ka pasur një mori aktivitetesh nën vazhdën e përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme

viagras

me qytetarë dhe partnerë të ndryshëm, me organizata qeveritare e jo qeveritare dhe me media.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë vitit 2015 është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës në Kosovës mbi Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm.

Ky memorandum ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve të kontrollit të brendshëm në të dy vendet, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit së luftës kundër korrupsionit në radhët e policisë si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të individit.

Për më shumë informacione raportin e plotë të IPK-së mund ta gjeni në ueb faqen zyrtare:

RAPORTI VJETOR 2015

  • Albanian
    • English
    • Serbian

Search

  • lapsi1
    FORMA PËR ANKESA
  • Nëse keni ndonjë ankesë
    plotësojeni formën
    duke klikuar këtu
  • lapsi1
  • Nëse pretendoni që u janë shkelur te drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, atëherë raportoni në linjën e kaltërt: 080003333
         

Fotogaleria

IMG_1015
Pamje-nga-Trajnimi
IMG_1081
20180928_163547
pano-new-jpgggg-LARGE
Revista-2
HoM-Visit-to-PIK-03.07-1
Pamje-nga-inspektimi-i-përbashkët-3
Pamje-nga-inspektimi-i-përbashkët-1
Pamje-nga-te-pranishmit1
IMG_0962
IMG_0992
IMG_0968
1
IPK-logo-1
Qanta
IMG-0634f45bfef974a78a288789d3b11501-V
IMG-9355b15eaf65943ca412ab146d0cecd6-V
IMG_4364-ipk
IMG_1163
IMG_1235
1_IMG_4364-ipk
posteri
Pamje-e-nenshkrimit-te-raportit-te-inspektimit-te-perfunduar
Pamje-nga-medaljet-qe-jane-ndare-sot
Foto-medaljet
2_IMG_4364-ipk
IMG_2010-e1571906030413
Arkiva-1-1
IPK-foto-111
a-kutia-e-ankesave-2
Karaceva

SHKARKO

FORMULARIN PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE

Calendar

VEGZA

PORTALI QEVERITAR
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
POLICIA E KOSOVËS
AGJENSIONI KUNDËR KORRUPSIONIT
SHËRBIMI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM
GAZETA ZYRTARE
Shoqata Kombëtare e Hetuesve të Punëve të Brendshme (NIAIA) - SHBA
WEBMAIL

Emision Drejtesia ne Kosove

Emision Drejtesia ne Kosove

Linja e Kaltër 08000 3333

Linja e Kaltër 08000 3333

Plava Linija 08000 3333

Plava Linija 08000 3333

Gëzuar festat

Gëzuar festat

Videolajm

Videolajm
  • /Ballina
  • /Rreth nesh
    • /Historiku
    • /Misioni dhe Vizioni
    • /Organogrami
    • /Dokumentet strategjike
    • /Mundësi punësim
    • /Harta e faqes
  • /Zyra kryeshefit
    • /Kryeshefi ekzekutiv
    • /Auditori i Brendshëm
    • /Prokurimi
  • /Departamentet
    • /Departamenti i hetimeve
      • /Divizioni i Inteligjencës dhe Analizës 
      • /Divizioni i Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
      • /Divizioni Qendror i Hetimit të  Krimeve të Përgjithshme
      • /Divizioni Jugor i Hetimit të Krimeve të Përgjithshme
      • /Divizioni Verior i Hetimit të  Krimeve të Përgjithshme
      • /Divizioni Lindor i Hetimit të  Krimeve të Përgjithshme
      • /Divizioni Perëndimor Hetimit të  Krimeve të Përgjithshme
      • /Divizioni i Mbështetjes Teknike
    • /Departamenti i
      inspektimeve
      • /Divizioni për Analizë, Planifikim dhe Cilësi
      • /Divizioni për Inspektim dhe Raportim
    • /Departamenti për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim
      • /Divizioni për Bashkëpunim dhe Informim
      • /Divizioni për Planifikim dhe Çështje Ligjore
    • /Departamenti i Menaxhimit te Ankesave
      • /Divizioni për Trajtimin e Ankesave
      • /Divizioni i Administrimit të Lëndëve
    • /Departamenti i financave
      dhe shërbimeve të përgjithshme
      • /Divizioni për buxhet dhe financa
      • /Divizioni i burimeve njerëzore
      • /Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike
    • /Zyrtari Përgjegjës për Sinjalizim
  • /Legjislacioni
    • /Ligjet
    • /Udhëzimet administrative
    • /Rregulloret
  • /Raporte
    • /Raporte Inspektimi
    • /Raporte Vjetore
    • /Raporte Tjera
  • /Kontakti
  • Albanian
  • English
  • Serbian