Historiku


Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) funksionon bazuar në Ligjin Nr. 03/L-231 i cili ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2010.

IPK-ja do të funksionoj në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore që nxirren me qëllim të zbatimit të këtij ligji.

Agjencioni kombinon dy funksione primare në ndjekje të parimeve të përgjegjësisë dhe transparencës – shtyllat e policisë demokratike:

• Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë,pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv.

• Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës (PK) për të siguruar llogaridhënie,efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi.

IPK-ja, është e frymëzuar dhe kërkon që të vërteton pajtueshmërinë e policisë me Kodin Evropian të Etikës Policore si një kornizë e standardeve për kryerjen e detyrave policore në mënyrë demokratike.

Ushtrimi me sukses i këtyre autorizimeve nga IPK-ja, do t’i bind të gjitha komunitetet në Kosovë që PK-ja mund dhe do të jetë e përgjegjshme, qoftë kolektivisht apo individualisht, duke punuar në ofrimin e shërbimeve dhe përkrahje të një shoqërie të sigurt dhe stabile.

IPK-ja, duke ushtruar autorizimet e veta ligjore, aktivisht do të jetë kontribuese e arritjes së këtyre tri qëllimeve:

Efektshmërinë: duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur.

Pajtueshmërinë:duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur në pajtueshmëri të plotë me ligjet e aplikuara dhe standardet evropiane.

Zotësinë: duke u siguruar që qëllimet e PK-së janë arritur në mënyrën më fitimprurëse, duke ua bërë të ditur punën e policëve taksapaguesve të Kosovës.

Modeli i IPK-së ofron një strategji radikale megjithatë reale drejt përpjekjes për të reduktuar dhe eliminuar korrupsionin dhe keqpërdorimet e mundshme nga ana e policisë.

;